Sektori Rajonal i Hetimeve të Policisë në Prizren ka realizuar një operacion të suksesshëm më 29 shtator 2025, duke sekuestruar një automjet luksoz të tipit Mercedes G63, vit prodhimi 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro.
Ky veprim është ndërmarrë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i automjetit kishte detyrime të pashlyera financiare dhe, në vend se t’i përgjigjej kreditorit, kishte larguar veturën nga Gjermania. Automjeti është lokalizuar në qytetin e Suharekës.
Sekuestrimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa procedurat e mëtejme do të vazhdojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente të drejtësisë.
Ky operacion është vlerësuar si shembull i qartë i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare të drejtësisë, veçanërisht atyre të Bashkimit Evropian.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni