Prej orës 18:40 opozita po proteston në Tiranë me një tur ndalesash në disa institucione ku janë hedhur molotovë dhe lëndë plasëse.
Policia e Shqipërisë në një njoftim për media, bën me dije se janë dëmtuar 10 punonjës policie si pasojë e sulmeve.
Më tej, Policia i bën thirrje protestuesve që të ndalin sulmet me molotov dhe me mjete prioteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.
Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.
Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.



Të tjera
Shqiptarët ndër popujt më të stresuar në botë
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide