Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit shqiptar Noizy (Rigels Rajku), i cili u arrestua në zonën e Kunes në Shëngjin, në bazë të një kërkese nga autoritetet kosovare.
Sipas të dhënave paraprake, së bashku me Noizyn është arrestuar dhe Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit D.J. Crax, i shpallur në kërkim po për të njëjtën ngjarje në Kosovë, ku disa persona u përfshinë në një sherr të dhunshëm në një lokal në Pejë, ku mbeti i plagosur shtetasi Medi Iseni.
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, shkruhet në njoftim.
Noizy dhe DJ. Crax në reagimet e tyre në rrjetet sociale për këtë ngjarje, mohojnë të jenë përfshirë në këtë sherr.
Të tjera
Grenell i përgjigjet Konjufcës, pasi tha se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë
E thotë Buzhala: Si Rugova, si Kurti, kanë prishë shumë matematika
Mbrojtësi i viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së: Mendojmë t’i thërrasim 3-4 dëshmitarë, njëri është ekspert