Një sasi me substancë narkotike të llojit marihuanë është gjetur pranë hapësirës së brendshme të qendrës së paraburgimit, në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
Sipas policisë, substanca me peshë rreth 15.89 gramë u gjet afër një muri, në ambient të hapur.
Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.
Rasti u iniciua si “Posedim i substancave narkotike”.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland