Një sasi me substancë narkotike të llojit marihuanë është gjetur pranë hapësirës së brendshme të qendrës së paraburgimit, në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
Sipas policisë, substanca me peshë rreth 15.89 gramë u gjet afër një muri, në ambient të hapur.
Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.
Rasti u iniciua si “Posedim i substancave narkotike”.



Të tjera
Milan insiston për Inacion, klubi portugez kërkon 50 milionë euro
Real Madrid përgatit superofertë për Michael Olise
“Ndeshje e çmendur”, Harry Kane komenton fitoren e vështirë të Anglisë ndaj Meksikës