Gjatë ditës së sotme është raportuar një rast i vjedhjes së një veture në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për lokalizimin e mjetit dhe identifikimin e të dyshuarit, ku të dyja këto janë realizuar me sukses.
Njësitet policore nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë veturën e raportuar si të vjedhur, si dhe të arrestojnë një person të dyshuar lidhur me rastin.
Në koordinim me prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘vjedhje’, ndërsa personi i dyshuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Arsyet pse flini më shumë se tetë orë
Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
Dion Gallapeni huazohet te klubi që po lufton për titull në Poloni