Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të veçanta operative dhe parandaluese për të garantuar mbarëvajtjen e qetë dhe festive të aktiviteteve që shënojnë këtë ditë të rëndësishme shtetërore.
Sipas planit të veçantë operativ, aktivitetet për Ditën e Pavarësisë do të zhvillohen nga data 16.02.2026 deri më 17 shkurt, në përputhje me agjendën shtetërore.
Ndër ngjarjet kryesore përfshihet edhe parakalimi i Forca e Sigurisë së Kosovës dhe i Policisë së Kosovës.
Qëllimet kryesore të planifikimit operativ policor: Mbajtja e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbatimi i ligjit; Shtimi i masave të sigurisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; Ofrimi i sigurisë së shtuar para, gjatë dhe pas aktiviteteve zyrtare; Rritja e nivelit të përgjegjësisë policore në monitorim dhe reagim, në përputhje me zhvillimet në terren.
Ndërprerje të përkohshme të trafikut në Prishtinë
Bazuar në agjendën shtetërore dhe organizimin e parakalimit, nga ora 07:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore të Prishtina, konkretisht në: Rruga “Fehmi Agani”, Rruga “Luan Haradinaj”, Rruga “Kostra Novakoviq”, Rruga “Tiranës” – segmenti te hekurudha (një korsi në kthim)
Rruga “Robert Doll” (një korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve të PK-së dhe FSK-së)
Policia apelon te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shmangin këto rrugë gjatë kohës së aktiviteteve dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative.



Të tjera
Milan dhe Juventus, për herë të parë së bashku jashtë Champions League
I gjithë fshati kthehet në hotel
Kërkohet nga Barcelona dhe Liverpooli, ylli i Interit drejt largimit