Një zjarr ka përfshirë sot një hotel në Obiliq, pronë e deputetit dhe kandidatit për kryetar të komunës, Halil Thaçi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Arbresh.info se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga informacionet fillestare nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në këtë magjistrale. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,” ka deklaruar Pllana.



Të tjera
Fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do të jenë më të suksesshëm në jetë
Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante
Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotikë natyralë