Një serb dhe një franceze u ndaluan nga Policia në Koshare

Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në një fshat të Suharekës, ku ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Prizren, kishin siguruar informacione operative për kultivim të bimëve narkotike dhe pas veprimeve hetimore kanë lokalizuar vendin e dyshuar.

Në një objekt (stallë), policia ka gjetur sasi të madhe marihuane në proces tharjeje. Pas peshimit, rezultoi se lënda narkotike arrinte peshën prej 512 kilogramë e 89 gramësh, me vlerë tregu të përafërt prej 750 mijë eurosh, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.

Në lidhje me rastin është identifikuar një person i dyshuar, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë.