Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në një fshat të Suharekës, ku ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia në Prizren, kishin siguruar informacione operative për kultivim të bimëve narkotike dhe pas veprimeve hetimore kanë lokalizuar vendin e dyshuar.
Në një objekt (stallë), policia ka gjetur sasi të madhe marihuane në proces tharjeje. Pas peshimit, rezultoi se lënda narkotike arrinte peshën prej 512 kilogramë e 89 gramësh, me vlerë tregu të përafërt prej 750 mijë eurosh, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.
Në lidhje me rastin është identifikuar një person i dyshuar, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë.



Të tjera
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më