Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste kontrabande në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Më 20 shtator 2025, dy pasagjerë nga Zvicra, një shqiptar dhe një serb, u ndaluan pas kalimit të kontrollit të pasaportave.
Gjatë kontrollit në trupin e tyre, u gjetën të fshehur 10 telefona iPhone 17, pa deklarim, me vlerë rreth 10,000-11,000 euro.
Po të njëjtën ditë, një pasagjer nga Bazeli u ndalua pasi në valixhen e tij u gjetën 36,450 euro të padeklaruara. Të dy rastet janë në trajtim sipas procedurave ligjore.



Të tjera
Si ta dalloni një prind toksik?
Sa më të moshuar, aq më pak gabojmë? Gabim!
Efektet pozitive të specave në organizëm