Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një burrë disa blloqe larg vendit ku po mbahej Konventa Kombëtare e Republikanëve në Milwaukee.
Burri u qëllua në Columbus, kurse policia në Ohio ka konfirmuar vrasjen.
Qindra policë kishin dalë në atë rajon për t’u kujdesur për sigurinë, pas tentim-vrasjes së Donald Trumpit.
Policia e Columbus ka njoftuar në platformën X se incidenti ka ndodhur jashtë perimetrit të sigurisë.
Gjithashtu u theksua se rasti nuk lidhet me Konventën, por se ekipi i hetuesve kanë filluar të mbledhin provat.
13 eprorë policorë të uniformuar ishin angazhuar në njësitë me biçikleta, dhe kështu “observuan” një person të armatosur me thikë që i ishte vërsulur një civili të paarmatosur.
Pasi eprorët policorë ishin identifikuar dhe kishin urdhëruar të dyshuarin të hedhë thikën në tokë, ai refuzoi dhe iu vërsul një personi tjetër – duke detyruar të intervenojnë.
Policia në Milwaukee ka identifikuar burrin 43-vjeç, dhe me urdhër të prokurorisë do të bëhet autopsia.



Të tjera
Nise ditën me një lugë mjaltë
Në këto vende mund të kaloni pushime të lira, nuk mungon edhe Shqipëria
Vlerat ushqyese të fikut të detit