Policia e Kosovës ka sekuestruar pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave në një aksion të zhvilluar më 31 korrik në fshatin Qabër të komunës së Zubin Potokut.
Sipas njoftimit zyrtar, pajisjet janë gjetur në një objekt përcjellës të një shtëpie dhe përfshijnë 13 pllaka kompjuterike (të njohura si “riga”) dhe mjete të tjera përcjellëse të cilat shfrytëzohen për procesin e minierimit të kriptovalutave.
Pas zbulimit, Policia ka njoftuar Doganën e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore lidhur me rastin.




Të tjera
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës