Një patrullë policore në Gjilan ka shpëtuar një person i cili kishte vështirësi në frymëmarrje si pasojë e erës së rëndë të shkaktuar nga derdhja e një substance kimike brenda automjetit të tij.
Rasti ka ndodhur më 8 korrik 2025, rreth orës 23:55, në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjilanit.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, një patrullë nga Stacioni Policor në Gjilan, gjatë kontrollit rutinë të automjeteve, ka vërejtur një person të vitit të lindjes 1977, i cili ndodhej i vetëm në veturë dhe kishte shenja të dukshme të problemeve shëndetësore.
“Problemet dyshohet se janë shkaktuar nga derdhja aksidentale e një shisheje me përmbajtje kimike (HCL) në automjet, që ka lëshuar erë të rëndë dhe ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të drejtuesit të veturës”, tha Osmani.
Zyrtarët policorë kanë ndërhyrë menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke njoftuar ekipin emergjent.
Mjekët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e nevojshme personit në fjalë.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe ekipeve emergjente, gjendja e personit është stabilizuar.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje mbi rrethanat e derdhjes së substancës kimike dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Të tjera
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë