Policia e Shtetit ka njoftuar se iu ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.
Organet e rendit në Shqipëri bëjnë të ditur se lokalizimi i tyre u bë pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e qasshme me automjete.
“Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”- vazhdon njoftimi i Policisë së Shtetit më 20.09.2025.
Pas marrjes së njoftimit, Policia së bashku me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, kanë organizuar menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë.
“Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”- përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit.



Të tjera
Muhammad mbetet emri më i popullarizuar për foshnjat në Angli dhe Uells për të tretin vit radhazi
Mjalti më i mirë se antibiotiku për kollën akute
Receta: Gjoks pule me salcë kremoze, limon dhe hudhra