Ish-kryetari i Partisë Liberale dhe ish deputeti Ivon Veliçkovski ka komentuar incidentin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte në Aeroportin e Shkupit. Ai ka thënë se para fokusit në procedurën e sigurimit të kreut të Kuvendit, Afrim Gashit, duhet përgjigje se “A kalojnë të gjithë kryetarët/ministrat e jashtëm/kryetarët e Kuvendit dhe VIP-at e ngjashëm në skanerin në aeroportin e Shkupit gjatë vizitës apo tranzitit?”
Ai ka pyetur nëse do të veprohej njëjtë me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq.
Ai shtoi se” dëshira e kësaj qeverie për të problematizuar marrëdhëniet me fqinjët e saj (me përjashtim të Serbisë) është e qartë që në ditën e parë”.
Presidentja Vjosa Osmani është përfshirë në një incident me pjesëtarët e sigurimit në Aeroportin e Shkupit, prej ku planifikonte të udhëtonte për diku nëpërmjet Zonës VIP. Sipas Presidencës, Osmani u provokua dhe u tentua që t’i merrej telefoni dhe bagazhi për t’iu kontrolluar në skaner. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se bagazhi megjithatë u skanua. Aeroporti i Shkupit ka bërë një reagim, pa ia përmendur emrin Presidentes, duke thënë se e kanë obligim ta kontrollojnë secilin pasagjer. Nga MPJD e kanë quajtur këtë trajtim jo dinjitoz, derisa kanë thënë se po mbledhin informata nga Ambasada e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Të tjera
Xuxi e kompleton pesëshen e finalistëve
Sara shkon në finale bashkë me Vullnetin, Xhenetën dhe Drilonin
Leo eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3