Qeveria polake ka njoftuar një projektligj të ri që synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke i bërë platformat teknologjike ligjërisht përgjegjëse për zbatimin e këtij kufizimi.
Nisma pritet të prezantohet nga koalicioni qeverisës “Koalicioni Qytetar” dhe synon të adresojë krizën në rritje të shëndetit mendor tek të miturit.
Ministrja e Arsimit, Barbara Nowacka deklaroi për “Bloomberg” se platformat digjitale po ndikojnë negativisht tek të rinjtë.
“Po shohim përkeqësim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe rënie të kompetencave të tyre intelektuale”, tha ajo.
Sipas projektligjit, i cili mund të hyjë në fuqi që në vitin 2027, kompanitë si “Meta” dhe platforma X në pronësi të Elon Musk do të përballen me gjoba të rënda nëse lejojnë aksesin e përdoruesve nën 15 vjeç, sipas “Bloomberg”.
Për zbatimin e masës, autoritetet po zhvillojnë një sistem verifikimi moshe të integruar në aplikacionin shtetëror të identitetit digjital “mObywatel”.
Sistemi do t’u mundësojë përdoruesve të konfirmojnë moshën pa zbuluar të dhëna të panevojshme personale.
Zëvendësministri për Çështjet Digjitale, Dariusz Standerski, theksoi se viti 2026 është momenti i duhur për përgatitjen teknike të zbatimit të ligjit.
Nisma e Varshavës përputhet me një trend në rritje në Evropë, ku vende si Franca, Danimarka dhe Britania e Madhe po shqyrtojnë masa të ngjashme, pas vendimit të Australisë për të ndaluar rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç.
Sipas një sondazhi të realizuar nga “SW Research” për gazetën “Rzeczpospolita”, 64,3% e polakëve mbështesin kufizimin e aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale/atsh



Të tjera
Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës
Konjufca takon ambasadorin Blaj, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Slloveni
Ja 8 qëndrimet e një mashkulli që e bëjnë ‘‘zotëri të vërtetë’’