Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Populli i Venezuelës meriton liri dhe demokraci

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump në veprimet e ndërmarra kundër rrjeteve të drogës të lidhura me regjimin e Maduros, përcjell KosovaPost.

“Republika e Kosovës shpreh mbështetje të plotë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump në ndërmarrjen e veprimeve të vendosura dhe të shënjestruara kundër rrjeteve të drogës të lidhura me regjimin e Maduros, si dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që, me mbështetje shtetërore, i ndihmojnë këto rrjete”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sipas saj, këto masa kanë në shënjestër grupet kriminale, jo popullin e Venezuelës, i cili meriton liri, demokraci dhe institucione legjitime.

“Si aleate e palëkundur e ShBA-së dhe e NATO-s, Kosova mbetet vigjilente ndaj kërcënimeve hibride të ushqyera nga para të pista dhe është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar të lidhur me drogën dhe për të forcuar stabilitetin”, shkroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.