Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump në veprimet e ndërmarra kundër rrjeteve të drogës të lidhura me regjimin e Maduros, përcjell KosovaPost.
“Republika e Kosovës shpreh mbështetje të plotë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump në ndërmarrjen e veprimeve të vendosura dhe të shënjestruara kundër rrjeteve të drogës të lidhura me regjimin e Maduros, si dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që, me mbështetje shtetërore, i ndihmojnë këto rrjete”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Sipas saj, këto masa kanë në shënjestër grupet kriminale, jo popullin e Venezuelës, i cili meriton liri, demokraci dhe institucione legjitime.
“Si aleate e palëkundur e ShBA-së dhe e NATO-s, Kosova mbetet vigjilente ndaj kërcënimeve hibride të ushqyera nga para të pista dhe është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar të lidhur me drogën dhe për të forcuar stabilitetin”, shkroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë