E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati,ka zhvilluar takim me kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore, atë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Ambasada përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se Prattipati ka theksuar pritjet që kanë Shtetet e Bashkuara nga kryetarët e zgjedhur, pas procesit të zgjedhjeve lokale në këto katër komuna.
“E ngarkuara me punë e shtetit Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapoemëruar të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile serbe të Kosovës në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritjet e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të përkushtuara për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Lista Serbe u rikthye në udhëheqje të këtyre komunave pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.



Të tjera
Një portokall në ditë mban larg verbërinë
“Mirë se vini në Republikën e Sanxhakut” – pankarta në Novi Pazar dhe pretendimet për Albin Kurtin
Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash