Televizioni shtetëror iranian ka shfaqur burrin, që dukej të jetë Esmail Qaani, komandanti i lartë i forcave Quds të Iranit.
Ai u pa duke marrë pjesë në një ceremoni mortore të komandantit të lartë të Gardës Revolucionare të vrarë në Liban.
Ishte përfolur shumë për fatin e Qaani ditët të fundit, pas “zhdukjes” së tij dhe mos-shfaqjes në publik, transmeton Telegrafi.
Madje disa raportonin se ai mund të jetë vrarë në sulmet izraelit në Liban që kishin shënjestruar komandantin e Hezbollahut, Hashem Safieddine, derisa tjerët pretendonin se ai mund të ketë pësuar sulm në zemër apo të jetë marrë në pyetje nga Irani i dyshuar si spiun.
Pamjet shfaqin Qaaani në ceremoninë mortore që po zhvillohej në qytetin irakian Karbala, ku po varrosej gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, që u vra në sulmet ajrore izraelite së bashku me komandantin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë