Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliyana Yotova, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Presidentja Yotova ka theksuar marrëdhëniet e ngrohta dhe partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave evropiane dhe stabilitetit rajonal.
Po ashtu, është rikonfirmuar mbështetja e vazhdueshme bullgare për konsolidimin e Kosovës si një shtet i pavarur, demokratik dhe i integruar në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, me perspektivë të qartë për integrim evropian.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!