Eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është filmuar teksa kalon kufirin në një moment që shumë automjete të tjera, të veshura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën ‘Liri për Çlirimtarët’, raporton Report.tv.
Kjo protestë është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë.
Në protestë pritet të marrin pjesë dhe figura politike të Shqipërisë, sidomos një pjesë e madhe nga mazhoranca. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë në protestë, ndërsa një ditë më parë akuzoi kryeministrin Rama se mbështeti ngritjen e Gjykatës Speciale të Hagës.



Të tjera
Algjeria dhe Austria mund të përfitojnë të dyja nga humbja, në ndeshjen e fundit në grup
LDK-ja kërkon Presidencën, Lutfi Haziri thotë se ka edhe konsensus: Ose unë, ose Lumir Abdixhiku
Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij