Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar kryeministren e re të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila fitoi zgjedhjet e parlamentit të martën, duke marrë 237 vota, përballë kundërshtarit të saj, Yoshihiko Noda.
Përmes një postimi në “X”, e para e shtetit thotë se mezi prêt të punojë me Takaichin, e cila u bë kryeministrja e parë femër në Japoni,
“Urime të përzemërta për Sanae Takaichi, që u bë kryeministre e Japonisë. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleat i palëkundur i popullit tonë.
Mezi presim të punojmë me kryeministren Takaichi për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Sëmundja gjenetike e hekurit më e shpeshtë se sa që mendohej
10 tipet e femrave nga të cilat meshkujt duhet të tremben
5 produkte të dëmshme që rrënojnë shëndetin tuaj