Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën që mbajti për media foli edhe për votimin e fshehtë, për të cilin tha se nuk e kanë trajtuar pasi dy kërkesa lidhur me këtë çështje janë para Gjykatës Kushtetuese.
Osmani theksoi se nuk e kanë parë të nevojshme ta trefishojnë kërkesën e njëjtë, por tha se shpreson që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje.
“Ne nuk e kemi trajtuar këtë çështje për shkak se është trajtuar në dy kërkesa të reja që janë për momentin para Gjykatës Kushtetuese, e dorëzuar nga PDK dhe LDK, nuk kemi menduar që është e nevojshme ta trefishojmë kërkesën e njëjtë. Dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje”, tha Osmani, transmeton kk.
Në konferencën për media, Osmani tha ka kërkuar nga Kushtetuesja masë të përkohëshme për pëzullimine afatit. /Klankosova.tv
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito