Policia e Pejës është deklaruar lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë në lëvizje.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se në veturë ndodheshin katër persona, burrë, grua dhe dy fëmijë.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai tutje.
Bie guri madh në aksin Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë



Të tjera
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova
Real Madridi në epërsi ndaj Rayo Vallecanos, shënon Vinicius Junior