Partitë politike me publikimin e datës së zgjedhjeve nacionale kanë nisur edhe fushatën në mënyrën e tyre.
Por, e kundërt është pozita. Vetëvendojse synon fitore me bindje edhe më të thellë se në zgjedhjet e vitit 2021.
Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani. Në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Vetëvnedosje këtë herë nuk do të mund të qeverisë vetëm, pa pasur një partner.
Sipas tij, ajo edhe mund të kalojë në opozitë në rast se nuk gjen partner brenda afateve kushtetuese.
“VV nuk mund të bëj më qeveri vetëm, tash VV duhet të jetë e kujdesshme se si do të zgjedh partnerin qeverisës, dhe me çfarë marrëveshje për ndarje të qeverisejes, dhe me kënd. VV nuk do ta ketë më shumicën po nëse nuk është e kujdesshme dhe bën marrëveshje të qëndrueshme për qeverisje mund të kaloj në opozitë, kjo mund të ndodhë në rast se si parti e parë e dalur nga zgjedhjet dështon me gjetë partnerin sipas afateve kushtetuese.
Ndonjëherë ka kuptim presioni por opozita ka dështuar t’i bëj presion për reforma pensionale, reformë në arsim të lartë, apo edhe për shkak të zhvillimit të dobët ekonomik apo punësim enorm në ndërmarrje publike dhe ndërhryje në punët e ndërmarrjeve publike aty ku gjenerohet para e madhe.
Kosova mund të ketë qeveri me më së paku dy parti pas 9 shkurtit, kështu si ishte nuk do të jetë me plotë dëme sidomos në politikat zhvillimore sektoriale dhe politikën e jashtme”, deklaron Burjani.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë