Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tre të dënuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ka reaguar prokurori special i rastit, Naim Abazi.
Ai ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm jep sinjal të qartë se të gjithë personat e përfshirë në këtë sulm do të marrin dënimin e merituar.
Sipas Abazit, institucionet e drejtësisë nuk do të ndalen vetëm me këtë vendim, por përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Interpolit do të kërkohet arrestimi edhe i pjesëtarëve të tjerë që ndodhen në arrati.
“Përmes ndihmës ndërkombëtare dhe Interpolit do të kërkojmë arrestimin edhe të pjesëtarëve të tjerë. Të gjithë ata që kanë urdhëruar, financuar dhe koordinuar sulmin do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Mourinho po e pret thirrjen nga Reali, për ta zëvendësuar Arbeloan
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gjeti dinjitet, peshë dhe qëndrueshmëri
Ministri Murati njofton: Sot kam nënshkruar vendimin