Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fahri Jasharit, ish-drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni duke thënë:
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.”
Jashari u arrestua më 8 shtator nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Sipas hetimeve, dyshohet se shkeljet kanë të bëjnë me një kontratë të subvencioneve, ku ka pasur shmangie nga procedurat ligjore dhe ndryshim të shumave në kontratë.
Arrestimi dhe procedura ndaj tij erdhën pas denoncimit nga kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili e shkarkoi menjëherë Jasharin nga pozita. Hamza ka deklaruar se nuk do të ketë kompromis me shkeljet ligjore dhe se të gjitha masat janë marrë për të mbrojtur buxhetin e komunës.
Gjykata pritet të vendosë nëse ish-drejtori do të qëndrojë në paraburgim gjatë zhvillimit të hetimeve.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia