Episodi i shumëpritur i Vitit të Ri i serialit të animuar popullor “Prostokvashino” është transmetuar në Rusi, ku për herë të parë shfaqet Presidenti Vladimir Putin. Agjencia zyrtare e lajmeve RIA Novosti publikoi gjithashtu disa imazhe, duke njoftuar lajmin.
Shtëpia e filmit që ka prodhuar serialin, shpjegoi se iniciativa konsiderohet një mjet “fuqie të butë” për të promovuar Rusinë dhe kulturën e saj jashtë vendit.
Episodi shtatë minutësh titullohet “Viti i Ri i Vërtetë”: natën e 31 dhjetorit, macja Matroskin dhe qeni Sharik shkojnë në Sheshin e Kuq për të kontrolluar presidentin ndërsa ai regjistron fjalimin e tij të Vitit të Ri.
Seriali është një adaptim i një filmi vizatimor të epokës sovjetike. Personazhet janë dubluar nga aktorë të famshëm në Rusi. Putini është dubluar Dmitry Grachev, i njohur për imitimet e tij të presidentit rus.



Të tjera
Murati tregon shumën e paguar për investimet kapitale
Kurti premton 500 milionë për Brezovicën si qendër të turizmit rajonal
SHBA dhe Turqia po e armatosin Kosovën