Protesta në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë

Protesta në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për tre orë, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), këtë të premte ( 26 dhjetor) për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj kohe do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protesta e fermerëve në Greqi është pjesë e një seri aksionesh që fermerët zhvillojnë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe të subvencioneve bujqësore.