Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaron se sot ndodhet “me mendje e me zemër pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg”, siç shprehet, “aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”.
Ahmeti pohon se “kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia”.
“Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸 dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!”, bën thirrje ai.
Ahmeti shton se “padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.



Të tjera
48-vjeçarja nga Korça ndërron jetë në banesë, djali i saj akuzon mjekët për neglizhencë
Çka duhet të dini për njollat kafe në lëkurë?
Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve