Partia Socialdemokrate (PSD) ka organizuar një aksion simbolik para selisë qendrore të PDK-së dhe LDK-së për shkak të takimit të Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut me kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për çështjen e presidentit të vendit.
Ky veprim i Hamzës dhe Abdixhikut është kundërshtuar nga PSD-ja, ku të enjten kjo parti në mënyrë simbolike ia ka ndarë Hamzës dhe Abdixhikut kartelën e Lëvizjes Vetëvendosje
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja janë shndërruar në degë të Vetëvendosjes, ndërsa Hamza dhe Abdixhiku “anëtarë nderi” të kësaj lëvizje.






Të tjera
Robert Lulgjuraj, kush është shqiptari që po synon të bëjë histori në Kongresin Amerikan
Si të largoni njollat në ulëset e veturës suaj?
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje