Në aksionin e sotëm të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë, cak ishte Partia Demokratike e Kosovës.
Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së tha se Bedri Hamza vetëm kryetar i kësaj partie nuk është sepse sipas tij, ky subjekt politik drejtohet nga klikë.
Bazuar në fotot që u shpalosën në këtë aksion, këtë “klikë” e udhëheq Uran Ismaili, ndërsa anëtarë të saj janë Vlora Çitaku, Abelard Tahiri dhe Memli Krasniqi.
“Qysh edhe e dini, partia më e madhe opozitare, asnjë kauzë, asnjë protestë, asnjë çështje të rëndësishme nuk e ka ndier. Shtrohet pyetja pse po i ndodh kjo Partisë Demokratike të Kosovës? Arsyeja më e thjeshtë dhe më e qëndrueshme është se këtë kryetar… është veç fytyra qysh keni me e parë sot, por realisht Partinë Demokratike të Kosovës e ka kapur një klikë, e cila e udhëheq…Udhëheqësi i klikës së PDK-së edhe i klanit brenda PDK-së është Uran Ismaili. Paramendojeni, nga katër anëtarët e kësaj klike, dy prej tyre as nuk garojnë: njëri ka qenë kryetar partie, tjetri ka qenë shef i grupit, ministra… as nuk hyjnë në garë fare, por janë vendimmarrësit në këtë parti”, tha Molliqaj.
Këtu kishte edhe një qytetar që ishte i interesuar të dijë se kë po e kundërshton PSD-ja, pozitën apo opozitën.
Molliqaj u përgjigj duke thënë se e kundërshtojnë opozitën sepse sipas tij, nuk po kryejnë funksionin e tyre.
Lajmi në zhvillim…



Të tjera
PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”
Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale
Uji i arrës së kokosit shërues për gurët në veshka