Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale. Megjithatë, sipas një eksperti të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi që kështu ju ua bëni të mundur mikrobeve dhe baktereve të njerëzve të tjerë të kapen në trupin tuaj.
Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë ato ju vendos në një rrezik nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë tek blerësit, transmeton Gazeta Express. Hogue shpjegoi për Elle.com se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën.
“Absolutisht duhet t’i lani gjithmonë rrobat para se t’i vishni. Shumica e kimikateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën”, tha ajo. Lara Hogue zbuloi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohet me substanca kimike.



Të tjera
VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën
Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait
Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt krizës institucionale