Profesori Binak Maxharraj ka reaguar pas dështimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur se ky dështim ishte i pritshëm.
“Janë dy mundësi për të dalë nga kjo situatë: e para, është koha që presidentja të veprojë qartë dhe fuqishëm për t’u bërë deputetëve të qartë se kështu nuk mund të vazhdohet, nuk mund të luani me shtetin sipas inateve ndërpartiake; dhe e dyta, kjo maskaradë, ky ngërç, kjo lojë politike duhet të ndalojë duke çuar vendin në zgjedhje të reja sa më shpejt dhe sa më parë,” ka shkruar Maxharraj.
Postimi i plotë:
/Injoranca dhe mjerimi parlamentar/
Sipas rregullores së Parlamentit, siç dihet, partisë së parë LVV i takon të propozojë kandidatin për kryeministër. Siç dihet, propozimi i LVV është që Albulena Haxhiu të jetë si kandidate.
Por zgjedhja e saj po dështon radhazi. Sot ajo deshtoi edhe për të dhjetën herë të bëhet kryeparlamentare, ndonëse ajo është njëra ndër deputetët më aktive dhe konstruktive.
Albulena Haxhiu nuk po e do opozita destruktive, e mjerë dhe shumë skandaloze, e mbushur me plot inate, urrejtje, fyerje dhe kacafytje ndaj pozitës së pakorruptuar që synon të ndërtojë shtetin.
Dështimi i seancës së 10-të ishte pritur dhe nuk ishte një befasi. Nëse kështu vazhdohet, do të dështojë edhe seanca e 100-të e Parlamentit, sepse deputetët mendojnë dhe veprojnë me kokat e shefave të tyre të qelbura që u vjen era stervinë.
Pra, sot për herën e 10-të, u bëmë “prralla e zotit”. Bota ka nisur të na shikojë me një sy tjetër, po ju dhembset Kosova se në çfarë dergje ka rënë. Për t’u ndërprerë kjo masakradë votuese, sot është e nevojshme që të shkohet me votim të fshehtë, të cilën e lejon kushtetuta dhe ligjet e shtetit. Me këtë votim, deputetët do të tregonin fytyrën e vërtetë të tyre për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por një votim të tillë po e pengojnë ata që nuk janë për zhbllokimin e situatës në parlament, dhe këta janë deputetët, injorantët, faqezitë e opozitës si Haradinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku, të cilët, në çdo rrethanë normale, nuk do të duheshin të ishin përfaqësues të partive të tyre.
Këto maskarada të deputetëve, që veprojnë me kokat e shefave të tyre të mbushura plot inate dhe urrejtje ndaj pozitës, duhet të ndalohen.
Janë dy rrugë për të dalë nga kjo situatë: së pari, ka ardhur koha që presidentja të veprojë qartë dhe fuqishëm për t’u bërë deputetëve të qartë se kështu nuk mund të vazhdohet, nuk mund të luani me shtetin sipas inateve ndërpartiake; dhe së dyti, kjo maskaradë, ky ngërç, kjo lojë politike duhet ndërprerë duke e çuar vendin në zgjedhje të reja sa më shpejt dhe sa më parë.
Pra, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë për të ecur përpara dhe për zhbllokimin e Parlamentit.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve