Paris Saint-Germain e ka nisur mbrojtjen e titullit me fitore 4-1 në udhëtim te Le Havre.
Kampionët në fuqi të Ligue 1 e nisën shumë mirë ndeshjen, duke realizuar qysh në minutën e tretë.
Goncalo Ramos e gjeti në mënyrë fantastike Lee Kang-In, që shënoi me lehtësi në portën e vendasve.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë nisën më furishëm për Le Havre.
Nikoqirët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Gautier Lloris, që realizoi në minutën e 48-të me një asistim të Operi.
Le Havre kishte edhe një gol të anuluar në minutën e 54-të, pasi Casimiri luajti me dorë në ndërtimin e aksionit.
Ousmane Dembele e riktheu epërsinë e PSG-së, duke realizuar në minutën e 85-të, kur u asistua prej transferimit më të ri, Joao Neves për 2-1.
Golin e tretë për parisienët e realizoi Bradley Barcola vetëm pas dy minutash, ndërsa Neves regjistroi edhe asistimin e dytë në debutim.
Randal Kolo Muani e vulosi fitoren e mysafirëve, kur shënoi nga penalltia për 4-1 në minutën e 90-të.
Në xhiron e dytë, PSG do të ketë punë me Montpellier.



Të tjera
Do të qëndrojë apo do të largohet? Çka tha Guardiola?
Ndryshon lista, Musk kapërcen Zuckenbergun me pasuri
Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës