Kanali zyrtar në platformën X i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët (PJHQ) i Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë disa fotografi të mrekullueshme të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike po i bën nëpër Kosovë.
“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, shkruhet në kanalin Defence Operations në X.
Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë britanike në kuadër të KFOR-it.





Të tjera
Mëlçia e njeriut është krijuar të jetojë 600 vjet
Dallaveret me vota, ish-kryeprokurori i Prizrenit: Edhe KQZ-ja duhet të ketë përgjegjësi
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, viktima dërgohet në QKUK