Pak ditë më parë, YouTuber-i i njohur, Jake Paul, boksoi kundër legjendarit Mike Tyson dhe tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon se sa shumë “përpiqej” 58-vjeçari të godiste rivalin e tij.
Ish-kampioni i botës dhe dikur boksieri më i egër në botë, nuk e goditi YouTuber-in, duke u nisur nga klipi i shkurtër i publikuar në rrjetin social X.
Tyson bëri një shtirje me dorën e majtë përpara se Paul të fillonte ta ndiqte dhe të ekspozohej ndaj një grushti.
Mirëpo, Mike më pas ndali dorën, ndaj nuk është për t’u habitur që në rrjetet sociale ka komente të shumta nga fansat të cilët besojnë se meçi ka qenë i montuar.
Së bashku me komentet se Jake dhe Mike bënë një lloj marrëveshjeje para ndeshjes, ka edhe pyetje se pse Tyson nuk e përfundoi goditjen kur Paul kishte harruar tashmë të mbrohej.
Kujtojmë se lufta e tyre tërhoqi më shumë se 70 mijë spektatorë në ngjarjen që u zhvillua në stadiumin AT&T në Dallas dhe miliona fansa e ndoqën luftën e tyre përmes ekraneve të vegjël.
Ish-ylli i Disneyt mundi Iron Mike, me vendim unanim pas tetë raundesh.



Të tjera
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
Si të eliminojmë erën e cigareve nga veshjet
Katër kombëtaret deri më tani janë eliminuar nga Kupa e Botës