Dy liderët më të fuqishëm dhe më në zë të momentit, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin, duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë në simbiozë me njëri-tjetrin.
Teksa Trump ka alarmuar botën mbarë se Putin do t’i sulmojë dhe pushtojë vendet e BE-së, nëse ata nuk dëgjojnë SHBA-në dhe të pranojnë një marrëveshje me Moskën, Putin duket se po i kthen reston.
Duke komentuar deklaratat e përsëritura të Donald Trump rreth pushtimit të Groenlandësnga SHBA, Putin tha se këto ambicie nuk ishin befasi dhe duhen marrë seriozisht.
“Do të ishte një gabim i rëndë të mendosh se ky është vetëm një bisedë ekscentrike e administratës së re amerikane, asgjë e tillë”, tha ai.
Putin theksoi se plane të ngjashme u ngritën për herë të parë nga Uashingtoni në vitet 1860, por se një propozim për të aneksuar Groenlandës dhe Islandën u refuzua nga Kongresi.
“Këto plane kanë rrënjë të thella historike dhe është e qartë se SHBA do të vazhdojë të promovojë interesat e tyre gjeopolitike, ushtarake dhe ekonomike në Arktik. Sa i përket Groenlandës, mendoj se kjo është një çështje që ka të bëjë me dy shtete dhe nuk ka të bëjë me ne. Megjithatë, ne jemi të shqetësuar nga fakti që vendet e NATO-s e identifikojnë gjithnjë e më shumë veriun e largët si një pikëmbështetje për konflikte të mundshme”, tha Putin, raporton “SkyNews”.
Duke vazhduar të flasë për këtë temë, Putin shtoi se Rusia do të mbrojë interesat e saj në Arktik ndërsa rivalitetet gjeopolitike intensifikohen në rajon. Despoti rus ngriti shqetësimin se vendet anëtare të NATO-s kanë kryer një numër në rritje të stërvitjeve ushtarake në Arktik.Pavarësisht kësaj, Putin theksoi se çështja e Groenlandës është mes dy shtetve dhe nuk përfshinë Rusinë, duke i dhënë ‘OK’, Trumpit për të vijuar me planin e tij.
“Rusia kurrë nuk ka kërcënuar askënd në Arktik, por ne po i shikojmë nga afër zhvillimet e fundit. Numri i ushtarakëve në Arktik do të rritet. Ne po zhvillojmë aftësitë tona të reagimit duke përmirësuar infrastrukturën tonë ushtarake. Ne nuk do të lejojmë cenimin e sovranitetit të vendit tonë, ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare. Kam besim se koha për projekte të tilla do të vijë patjetër”, përfundoi ai.
Të tjera
Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit
Duda Balje shkëlqen në Kuvend – deputetja boshnjake tërheq vëmendjen me elegancën e saj në një ditë tensioni politik
Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje