Starmer: Putin nuk e do paqen, nëse nuk vendosim sanksione s’do ketë armëpushim

Putin nuk e do paqen, nëse nuk vendosim sanksione s’do ketë armëpushim

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se nëse nuk i vendosen sanksione Putinit atëherë nuk do të ketë armëpushim.

“Ajo çfarë pamë dje është një tjetër provë se Putin nuk është serioz sa i takon paqes dhe po e tërheq gjërat zvarrë.

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Presione dhe sanksione Rusisë

Është e rëndësishme që të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe do të diskutojmë edhe sot që të jemi të qartë që duhet të kemi një armëpushim.

Për të qenë të  qartë se nëse nuk do të vendosim së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim.

Që Putini nuk e do paqen është shumë e qartë. Sot është mundësi të punojmë e sigurojmë që të jemi të bashkuar.

Do të jetë dhe presidenti Zelensky e do ta diskutojmë me të” tha Starmer për gazetarët në prag të samitit  të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë.