Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me gjobë 5,100 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke konstatuar se ky subjekt ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Vendimi erdhi pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila akuzoi kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, se më 24 shtator 2025 ka përdorur mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për të bërë thirrje elektorale në favor të subjektit të tij politik.
Sipas PZAP-it, një veprim i tillë përbën shkelje serioze, pasi demonstron abuzim me institucionet publike për qëllime partiake, gjë që dëmton parimet e barazisë dhe ndershmërisë së garës zgjedhore.
LDK obligohet ta paguajë gjobën brenda 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.






Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League