Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se propozimi i LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk kalon.
“Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, nuk ka ndryshuar nuk do të ndryshoj as sot as pas 48 orëve as pas një jave as pas një muaji, sa i përket Albulena Haxhiut te PDK nuk kalon”, ka thënë Qalaj.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vazhduar seancën konstituive në përpjekje për të përmbyllur zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Të dielën u votua për herë të pestë kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
LVV-ja vazhdon të këmbëngulë në propozimin e saj, duke refuzuar të ndryshojë kandidatin, ndërkohë që partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë vazhdojnë të refuzojnë ta mbështesin atë.



Të tjera
Shenjat paralajmëruese të kancerit të vezoreve
Tottenham afër rënies nga Premier League
Katër arsyet e trishta pse njerëzit tradhtojnë