Rezultatet e zgjedhjeve në shtetet evropiane do të dalin shumë shpejt pasi qendrat e votimit në 21 vende anëtare kanë filluar të mbyllen, duke konfirmuar një avantazh të së djathtës.
Bëhet e ditur se zgjedhjet që u zhvilluan gjatë katër ditëve janë votimi më i madh transkombëtar në botë me rreth 360 milionë qytetarë të BE-së që u është kërkuar të japin votat e tyre për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian.
E siç raportohet, sondazhet parashikojnë fitore historike për partitë radikale të krahut të djathtë.
Një rezultat i tillë mund të ndryshojë balancën e fuqisë në institucionin e vetëm të zgjedhur në mënyrë demokratike të BE-së dhe t’u japë forcave të krahut të djathtë më shumë ndikim se kurrë në politikat e BE-së.
Gjithashtu do të kuptohet se kush e merr drejtimin e institucioneve evropiane në Bruksel, duke përfshirë Komisionin dhe Këshillin, me zgjedhjet e vendosura për të nxitur një garë për postet kryesore të BE-së.
Deri më tani, sondazhet kanë vënë partinë e qendrës së djathtë CDU në krye të Gjermanisë dhe Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë FPÖ në Austri.
Elektorati holandez votoi më 6 qershor, me partinë e krahut të djathtë PVV që doli si fituesja më e madhe bazuar në exit poll.
Ndryshe, zedhjet janë dëmtuar nga dhuna, pasi kryeministrja daneze pësoi një sulm në Kopenhagë të premten më 7 qershor menjëherë pas një fushate.
Mediat sllovake kanë raportuar gjithashtu rezultate paraprake që sugjerojnë se Sllovakia Progresive social-liberale ka mposhtur partinë populiste Smer të kryeministrit Robert Fico.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit