Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova vazhdon të renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sigurisë.
Duke u bazuar në raportin “SecuriMeter 2025” të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Sveçla thotë se Kosova renditet me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon.
“64% e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen “shumë të sigurt” ose “mjaft të sigurt” në jetën e tyre të përditshme, duke shënuar përqindjen më të lartë ndër gjashtë vendet e rajonit”, ka shkruar Sveçla.
Sipas ministrit të Brendshëm, ky rikonfirmim i besimit ndaj institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë është tregues i mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë ndaj ushtrisë dhe policisë, mbështetje që ka reflektuar në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve.
“Nga ana tjetër, dëshmon edhe për rritjen e vazhdueshme të besimit dhe sigurisë së qytetarëve kundrejt institucioneve publike përgjatë qeverisjes sonë. Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar pozitivisht në rritjen e sigurisë, luftimin e fenomeneve negative dhe avancimin e progresit demokratik. Si rezultat i kësaj, 80.5% e qytetarëve kanë deklaruar që nuk duan të emigrojnë, vlerësim ky i dallueshëm nga vitet paraprake”, k shkruar tutje ai.
Sveçla ka përgëzuar zyrtarët e të gjitha institucioneve për këtë vlerësim si dhe për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të Republikës dhe të gjithë qytetarëve.



Të tjera
Robert Lulgjuraj, kush është shqiptari që po synon të bëjë histori në Kongresin Amerikan
Si të largoni njollat në ulëset e veturës suaj?
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje