Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ky vendim ka ardhur pasi Bordi i Trepçës nuk ka arritur t’i sigurojë pagat.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”,deklaroi Kurti



Të tjera
Hithra, karrotë dhe mollë, mëngjes plot energji
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë