Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin.
Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal.
“Me datën 08.09.2025, rreth orës 19:50 një qytetar nga Shtimja, S. Brahimi, ….vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime”.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i qytetarit Sh.R nga Ferizaj . Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin S. Brahimi, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./KosovaPost




Të tjera
Albin Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate e VV-së për deputete
Koreja e Veriut ndryshon Kushtetutën: Nëse vrítet Kim Jong Un, do hidhet boloʻmba bërthamore
Dhjetë fakte interesante për syzet