Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon dhe armatosjen e Serbisë me raketa hipersonike kineze.
Përmes një postimi në X, Hoxhaj tha se Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, deputeti i PDK-së tha se NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin.
“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj.



Të tjera
Koeficienti për sportistet dhe trajneret rritet për 100%
Përfitimet nga dushi me ujë të ftohtë
Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgjedhje të reja