Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka folur në lidhje me memorialin “Adem Jashari”, për të cilin tha se nuk e kanë pasur miratimin e familjes për asnjë nga projektet e prezantuara.
Ai tha se tani është rishpallur konkursi ndërkombëtar si dhe është caktuar edhe lokacioni.
“Ne faktikisht e kemi pasur konkursin ndërkombëtar, kemi pasur një numër të madh të projekteve të cilat janë prezantuar”.
“Gjashtë prej tyre i kemi pasur finale, normal në konsultim edhe me familjen Jashari ne kemi vendosur, nuk ka qenë asnjëri prej gjashtë projekteve i nivelit të cilin familja Jashari e ka marrë si të pranueshëm dhe për këtë arsye kemi vendosur që ta rishpallim”.



Të tjera
Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta
Çaji prefekt, jo më tepër se 5 minuta
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë