Rama pret Mulliqin, diskutohet bashkëpunimi dhe sheshi `Xhorxh Bush`

Rama pret Mulliqin, diskutohet bashkëpunimi dhe sheshi `Xhorxh Bush`

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kryetarin e Haledonit në ShBA, Gino Mulliqin, transmeton KosovaPost.

Në një njoftim theksohet se ata bashkëbiseduan për rolin e diasporës, mundësitë për bashkëpunim mes komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me fokus në punimet dhe ecurinë e projektit.

“Lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi.  Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që kthehen në zhvillim konkret për Kryeqytetin dhe për lidhjet tona ndërkombëtare”, ka shkruar Rama në Facebook.